Blinken mund t’i telefonojë a takojë Kurtin e Vuçiqin

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mund të takojë personalisht kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price i pyetur se “a mund të presim që Blinken t’i thërrasë në takim përpara datës 1 shtator”.
“Ne jemi të angazhuar në këtë. Ne kemi qenë thellësisht të anagazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç thash javën e kaluar, mirëkuptimi ynë është se bisedimet janë në vazhdim, po shikojmë. Ne po bëjmë partneritet me BE-në dhe po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive”, ka thënë Price.
Price tutje ka thënë se “është një dialog që ne mbështesim shumë dhe mendojmë që është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundsi për të çuar diskutimet mes tyre përpara, mbi marrëdhëniet e normalizuara dhe të përqendruara në njohje reciproke”.
“Nëse mendojmë se angazhimi i Sekretarit përmes telefonit ose personalisht është përbërësi i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe të bëjë ato biseda”, përfundoi Price./21Media

Back to top button