Shkodër, vritet një 51 vjeçar

Një person është vrarë me armë zjarri në Shkodër.
Sipas Policisë atje, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.
A.P/37 vjeç ka pasur një mosmarrëveshje me viktimën A.M.
Policia ka njoftuar se “37 vjeçari është larguar për në banesën e tij që të marrë armën dhe më pas ka pritur qe 51 vjeçari të dalë nga lokali. Në momentin kur A.M ka tentuar të hip në makinë, i dyshuari e ka qëlluar me breshëri plumbash”.
Dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta, ndërkaq autori ende nuk është kapur nga  Policia, raporton Vizion Plus.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij./21Media

Back to top button