Blinken: S’ka justifikim për veprimet e Kinës

1 min read

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se stërvitjet ushtarake të Kinës që synojnë Tajvanin, përfaqësojnë një “përshkallëzim të pajustifikua” dhe se ai i ka kërkuar Pekinit të tërhiqet.

Kina nisi stërvitjet pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan që zemëroi Pekinin, i cili pretendon se ishulli i vetëqeverisur është territor i tij.

Blinken u tha gazetarëve në margjinat e një takimi me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore në Kamboxhia, se vizita e Pelosit ishte paqësore dhe nuk përfaqësonte një ndryshim në politikën amerikane ndaj Tajvanit, duke akuzuar Kinën se e përdor atë si një “pretekst për të rritur provokimin./21Media