Blinken tha se pasiguria ushqimore është “përkeqësuar në mënyrë dramatike” nga lufta në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken sot fajësoi luftën e Rusisë në Ukrainë për “shtimin e 40 milionë njerëzve të tjerë në listën e atyre të pasigurisë ushqimore”.
“Kishte një gjendje paraekzistuese, si të thuash, kur bëhet fjalë për pasigurinë ushqimore në shumë vende. Është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni rus kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz të tjerë tek ata të listës së pasigurisë ushqimore”, tha Blinken në komentet para një takimi me ministrin e Jashtëm pakistanez, Bhutto Zardari.
Blinken është në New York për të marrë pjesë në një takim ministror mbi sigurinë ushqimore.
“Ne po bashkohemi… për të parë hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të adresuar çështjet e pasigurisë ushqimore, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën”, shtoi Blinken.
Administrata Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë në përpjekje për të zhvilluar rrugë për të nxjerrë grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia ka bllokuar anijet ukrainase të niseshin me drithëra që janë jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindje të Mesme, shkruan CNN.
Sfida është një fokus kryesor për Blinken pasi ai thërret një takim ministror për sigurinë ushqimore dhe kryeson një diskutim mbi këtë çështje në Kombet e Bashkuara në Ne York të mërkurën dhe të enjten, thanë diplomatët./21Media

Back to top button