Bllokohen llogaritë e Telekomit, kërkohet ndërhyrja e institucioneve

 

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka njoftuar se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”.

Kjo sindikatë ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

“Jemi totalisht të bllokuar dhe nuk mund të operojmë asgjë. Ne u bëjmë thirrje kryeministrit, kryeparlamentares, të gjithë liderëve që të largohet Z-mobile nga Telekomi”, u tha në një konferencë për media.

Kjo sindikat u shpreh se do të presin deri të premtën të çbllokohen llogaritë, duke shtuar se nga e hëna do të fillojnë më protesta dhe greva dhe nuk do të respektojnë masat e sigurisë kundër Covid-19

Ai tha se 3 mijë e 500 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë.

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon.net, e cila kishte fituar rastin në Arbitrazh./21Media

Back to top button