Bllokohet pjesa perëndimore e Japonisë

. Qindra automjete janë bllokuar nëpër autostrada, teksa nga stuhia kanë mbetur pa energji elektrike mijëra shtëpi, si pasojë e borës së madhe në  pjesën perëndimore të Japonisë të martën dhe të mërkurën
Në qytetin Kahsiwazaki më shumë se 20 mijë amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkaq, një 27-vjeçare është gjetur e vdekur në automjetin e saj të bllokuar nga bora. Autoritetet kanë raportuar se ajo ka vdekur nga monoksidi i karbonit për shkak se ka qëndruar në automjet për t’u ngrohur.
Qeveria japoneze ka angazhuar forcat mbrojtëse kundër katastrofave në disa qytete të prefekturës Niigata, e cila kërkoi ndihmën e shtetit për ta zhbllokuar trafikun.

Back to top button