BMW rrit fitimin

Prodhuesi gjerman i automobilave BMW shënoi rritje të fitimit neto në çerekun e parë të këtij viti si rezultat i shitjeve më të mëdha në Evropë, SHBA dhe Azi

Kompania me seli në Munih njoftoi të enjten se ka fituar 2,15 miliardë euro në çerekun e parë, 31 për qind më shumë se sa në të njëjtin çerek të vitit të kaluar, kur fitimi i saj ishte 1,64 miliard euro. Shitja në Kinë shënoi rritje 12 për qind, ndërsa në SHBA ishte vetëm 0,7 për qind.

Kompania planifikon që të zhvillojë shitjen e automjeteve elektrike dhe pret që deri në vitin 2021 të hedhë në treg automjetin elektrik “iNEXT”, me autonomi të plotë automatike.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Harald Kruger tha se kompania po punon në rritjen e veturave elektrike në 100.000 sosh në vit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button