Boateng shpallet fajtor për sulm fizik ndaj ish të dashurës

Futbollisti gjerman, Jerome Boateng është shpallur fajtor nga Gjykata në Munich, për sulm fizik ndaj ish të dashurës së tij, Sherin Senler.
Boateng i shpëtoi për fat të mirë burgut, meqë sipas informacioneve të para, i njëjti mund të dënohej deri në pesë vjet burg për shkak të peshës së akuzës, por gjithçka përfundoi më një gjobë në vlerë 1.8 milion euro.
U dëgjuan deklaratat e të dy palëve, Senler hodhi akuza mbi Boateng, se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht atë, kapur për flokë e ka kafshuar, duke e goditur sa e la pa frymë, pas një argumenti mes tyre.
Boateng mohoi si fillim këto akuza, duke thënë se ishte Senler ajo që u bë agresive dhe e sulmoi futbollistin.
Ish çifti janë prindër të dy vajzave binjake.
I gjithë konflikti nisi gjatë një pushimi të tyre në vitin 2018./21Media
 

Back to top button