Sfida kryesore, votimi i atyre që janë me Covid-19

Për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, qytetarëve të infektuar me Covid -19, atyre që janë në vetizolim apo në spitale, duhet që t’u dërgohet ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar. Mirëpo, për shkak të numrit të lartë të rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë, rrezikojnë që shumë prej tyre të mos votojnë.
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 u shpreh se në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe pse kanë qenë rreth 1 mijë persona me Covid-19 , janë regjistruar vetëm 200 për të votuar. Ndërsa, tani janë rreth 30 mijë raste aktive me Covid-19. Ahmetaj këtë e quajti “sfidë kryesore”./21Media

Back to top button