Covid-19 ia mori jetën 18 vjeçares në Maqedoni, ishte shtatzënë

Viktima 18 vjeç që u regjistrua në raportin e 24-orëve të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ishte shtatzënë.
Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, por në spital është paraqitur me simptome të zhvilluara të sëmundjes. Ka pasur edhe sëmundje gjenetike të zemrës „ellis van creveld’’ .
Në fillim ishte pranuar në Spitalin e Gejvgjelisë, por meqë gjendja ka shkuar duke u përkeqësuar, pas 24 orëve është transferuar në Klinikën në Shkup.
“Të gjithë nga familja e saj ishin pozitivë në Kovid-19, por ajo te ne u pranua me pasqyrë klinike të rëndë. Meqë kishte komplikime, gjegjësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindrom të rrallë gjenetik, për shkak të përkeqësimit të gjendjes e dërguam në klinikat në Shkup, ku pas disa ditësh mjekim ka vdekur”, tha drejtori i Spitalit të Gjevgjelisë, Dimitar Kërxhev.
18-vjeçare është në mesin e 31 viktimave nga Covid-19 që u regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut. Rastet e reja pozitive sot kishin shënuar rënie. Arrinin në 256 nga realizimi i 2.778 testimeve. Janë shëruar 545 pacientë./TV21

Back to top button