Boehly ia plotëson dëshirat Tuchelit, pas Raphinhas synimi është te ylli i Cityt

Chelsea dhe skuadra angleze, Leeds United, kanë arritur marrëveshje për sulmuesin e krahut, Raphinhan.
Leeds do të përfitojë 75 milionë euro nga kjo marrëveshje në të cilën janë të përfshira edhe bonuset shtesë.
Ky do të jetë transferimi i parë i “Bluve” të Londrës nën udhëheqjen e pronarit të ri, Todd Boehly.
Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Chelsea veçse ka dërguar një propozim zyrtar te Raphinha dhe agjenti i tij, Deco, për të shqyrtuar kushtet personale, pasi që pronari i ri, Boehly dëshiron që marrëveshja të arrihet sa më shpejtë për t’i evituar problemet.
Po ashtu, Chelsea do të bëjë një tjetër ofertë drejt Manchester Cityt për yllin anglez, Raheem Sterling, pasi që trajneri Thomas Tuchel dëshiron të sjellë dy sulmues të krahut në skuadër.

Back to top button