Bogdanci nesër në referendum, “për” apo “kundër” xeherores vendosin qytetarët

Rreth 7 mijë persona  kanë të drejtë vote

Banorët e Komunës Bogdanci nesër do të shprehen se a janë “për” apo “kundër” hapjes së xeherores në rajonin e Kazandollit, shkruan tv21.tv

Të drejtë vote kanë rreth 7 mijë persona të regjistruar në Regjistrin Zgjedhor të cilët do të votojnë në 12 vendvotime. Qytetarët do të shprehin qëndrimin e tyre se a do të ndalojnë apo lejojnë ndërtimin e  xeherores Kazandoll.

Sipas dispozitave ligjore, që të jetë referendumi i suksesshëm duhet të dalin më së paku 51% e qytetarëve të regjistruar. Shumica e qytetarëve të dalë në referendum do të sjell vendimin i cili është përfundimtar dhe duhet të zbatohet nga pushteti lokal.

Më 18 qershor referendum do të mbahet edhe në Dojran ku edhe qytetarët e kësaj komune do të duhet të shprehen për të njëjtën gjë./21Media

Back to top button