Bolton: I gatshëm të dëshmojë në gjykimin e Trumpit

Bolton i gatshëm nëse i kërkohet

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton,  është shprehur i gatshëm për të dëshmuar në gjykimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Senat.

Bolton ka vepruar në përputhje me udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos bashkëpunuar me hetimet që po udhëheqin demokratët kundër presidentit Trump.

Presidenti amerikan Trump, është fajësuar muajin e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve – e cila udhëhiqet nga demokratët – për dy akuza: shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit.

Gjykimi i tij kalon tashmë në Senat, dhe nëse do të shpallej fajtor që ka pak gjasa pasi ky institucion kontrollohet nga republikanët,  Trump do të shkarkohej nga detyra.

Gjykimi në Senat nis kur demokratët t’i paraqesin formalisht akuzat atje dhe ata nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë.

Gjithashtu Trump akuzohet edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime.

Back to top button