Bombë në shtëpinë e prindërve të Milloshoskit

MPB ka informuar për rastin duke theksuar se përveç mjetit shpërthyes në derën hyrëse të shtëpisë, është gjetur edhe një lëndë tjetër

Përmes një postimi në facebook, deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski alarmoi se në shtëpinë e babait të tij në fshatin Izhishte të Makedonski Brodit ishte vendosur bombë, që sipas tij, kjo përbën kërcënim për të dhe prindërit e tij, për shkak të aktiviteteve të tij politike.

“Sot do të kisha dashur të mbaj një konferencë për shtyp e cila është e lidhur me një tentim për vrasje të prindërve të mi. Pas maltretimit 3 vjeçar të shtetit dhe të qytetarëve, duke publikuar bomba të montuara, si duket, tani dikush ka vendosur që të hapë një faqe të re në veprimin politik kriminal të disa personave dhe të fillojnë të vendosin bomba të vërteta në shtëpitë e kundërshtarëve politik”, deklaroi deputeti i VMRO-së.

MPB ka informuar për rastin duke theksuar se përveç mjetit shpërthyes në derën hyrëse të shtëpisë, është gjetur edhe një lëndë tjetër.

“Dje, në orën 18 00, në fshatin Izhishte në Makedonski Brod, M.M. (66) nga Kërçova, derisa po e kosiste barin në oborr të shtëpisë së tij, ka dëmtuar një send metalik të cilin nuk e kishte vërejtur paraprakisht. Nga goditja, sendi filloi të nxjerrë tym i cili personit M.M. i ka shkaktuar lotim të syve dhe dhimbje në gjoks. Pas kësaj, ai ka shkuar në bodrum dhe te dera e hyrjes ka gjetur një eksploziv të vendosur në pjesën e brendshme të derës”, thonë nga MPB.

Për këtë rast reaguan edhe nga LSDM duke thkesuar se dënojnë incidentin dhe se kërkojnë zbardhjen e plot të tij nga organet e rendit.

“MPB menjëherë duhet ta zbardhojë rastin që ka të bëjë me bombën e vendosur, ndërsa kryerësit duhet të dënohen për këtë vepër. Destabilizimi i shtetit të cilin e krijuan Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të ndalohet menjëherë, sepse kjo nuk është mirë për askënd”, thonë nga LSDM.

Sipas MPB-së, babai i Milloshoskit gjatë deklaratës në polici ka thënë se për herë të fundit në këtë shtëpi ka qenë në fund të muajit të kaluar dhe asgjë nuk kishte vërejtur./21Media

Back to top button