Kërkohet heqja e testimit ekstern

Edhe punëtorët e arsimit nuk janë të kënaqur me kushtet që ata i kanë

Sindikata Multietnike e Arsimit po ankohet në lidhje me kushtet në arsim dhe testimin ekstern. Kryetari i sapozgjdhur i kësaj sindikate Dragi Jovanovski tha se sapo të formohet qeveria e re do të kërkon reforma të reja në arsim.

“Me testimin ekstern dikush nga qeveria e tanishme duhet të shpjegon se çka fitojnë nxënësit nga ky test. A fitojnë diplomë më të madhe apo nuk fitojnë aasgjë, gjegjësisht fitojnë vetëm keqtrajtim. Vetëm ato reforma që japin diçka për nxënsit, ato do t’i pranojmë. Gjithka që deri tani u soll nga kjo qeveri, do të kërkojmë nga qeveria e re t’i tërheq dhe të sjellën masa të reja ashtu sic zbatohen në BE”, tha ai.

Edhe punëtorët e arsimit nuk janë të kënaqur me kushtet që ata i kanë. Arsimtari Eshtref Alla thotë se mësimdhënësit në Maqedoni po punojnë në kushte mizore dhe me rroga fatale.

“Gjithmonë kemi aluduar dhe kërkojmë, sepse ne kemi kuadër, të zgjidhen njerëzit më të drejtë më të denjë për cështje më madhore të arsimit dhe jo aty ku jemi sot të shohësh mësimdhënsit në k ushtet më mizore, në kushte me një rrogë të mos them fatale. Ajo as nuk është rrogë”, tha ai.

Punëdhënësit e arsimit gjithashtu thonë se përzierja e politikës në arsim po ndikon negativisht të nxënësit dhe studentët. Ata thonë se të punësuarit pemës partive politike më shumë u shërbejnë kauzave partiake, se sa obligimeve dhe detyrave si mësimdhënës./21Media

Back to top button