Bon Dylan mbushi 80 vjet

 

Këngëtari Bob Dylan, njëherësh tekstshkruesi i famshëm botëror, karriera e të cilit u zhvillua për më shumë se 60 dekada me radhë, mbushi 80 vjet.

Në vitin 2016, Dylan fitoi çmimin Nobel për Letërsi, duke u bërë tekstshkruesi i vetëm i këngëve që u nderua me të.

Në dhjetor të vitit 2020, ai shiti të drejtën për publikim për katalogun e tij prej më shumë se 600 këngësh, që është njëri prej thesareve të mëdhenj në muzikën e popullarizuar. Atë ia shiti Universal Music Publishing Group.

Çmimi nuk u bë i ditur, por ekspertët e kësaj industrie sugjeruan se ai mund të arrijë deri në gjysmë miliardi dollarë.

Këngët e Dylan janë interpretuar dhe realizuar edhe nga këngëtarë të tjerë për më shumë se 6000 herë.

Dylan ka vazhduar të performojë edhe pse në moshë të shtyrë. Madje fansat e tij që prej viteve të 80-ta kanë thënë me shaka se “Turneu i Dylan nuk do të përfundojë kurrë”.

Bob Dylan e ka ndalur pak vetëm pandemia. Megjithatë ai vazhdon të realizojë muzikë. Disku i vitit të kaluar “Rough and Rowdy Ways” u mirëprit nga kritikët e muzikës.  Ky është incizimi i tij i 39-të./21Media

Back to top button