Bora bllokoi disa fshatra në Tetovë

Fshati, Vicë, Bozovcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë dhe fshati Gjermë janë bllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit, raporton Tv21.

Një banor i kësaj zone në adresë të Tv21 ka shkruar se rrugët në disa nga fshatrat e lartë përmendura janë të palëvizshme dhe në këtë mënyrë vështirësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve me nevojë.

Sipas banorit, në disa nga këto fshatra ka fëmijë dhe pleq të sëmurë, të cilët shkaku i rrugës nuk mund të marrin ndihmën mjekësore.

Me të marr lajmin, Tv21 morri rrugën për t’i vizituar disa nga fshatrat që rezultojnë të bllokuar për të cilat më shumë detaje do të zbulojmë në edicionin qendror, informativ në TV21 në orën 18:30./21Media

Back to top button