Kurti u takua me shefin e zyrës diplomatike belge
Kurti dhe Seravis nuk u prononcuan për media
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, Jean-Louis Servais.
Kurti e falënderoi Servais për takimin dhe mbështetjen e zyrës diplomatike e Belgjikës për Kosovën.
Ndryshe, takimi u mbajt pa praninë e mediave, ndërsa bashkëbiseduesit nuk u prononcuan pas takimit.