Bora bllokon rrugët që shpien në Shalë të Bajgorës

 

Bora ka bllokuar rrugët që shpien në Shalën e Bajgorës. Ekipet emergjente janë duke punuar për të zhbllokuar rrugën në këtë pjesë.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook.

Bahtiri ka thënë se ekipet punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme.

“Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora.Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora”, ka shkruar Bahtiri në Facebook./21Media

Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin…

Posted by Agim Bahtiri on Thursday, January 14, 2021

 

Back to top button