Bora dhe erërat e lënë pa rrymë Gjakovën dhe Pejën

Reshjet e pandërprera të borës gjatë natës e mëngjesin e së shtunës kanë bërë që në dy komuna të ketë probleme me energjinë elektrike.

KEDS-i ka njoftuar se disa dalje janë jashtë funksionit në Gjakovë dhe Pejë e se ekipet veçse janë në terren.

“Paralajmërimet e djeshme për përkeqësim të motit përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, kryesisht në zonat më të afektuara në rajonin e Gjakovës dhe Pejës. Në rajonet e afektuara nga reshjet e borës dhe erërat e forta, disa dalje janë jashtë funksionit. KEDS ka angazhuar ekipe shtesë me qëllim të rikthimit në funksion të tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS-i ka theksuar se po punohet intensivisht në rikthim të energjisë.

Back to top button