Bora vështirëson punën për mbledhjen e mbeturinave

“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat më të afërta për hedhjen e mbeturinave

Kompania “Pastrimi” Prishtinë bën të ditur se si rezultat i të reshurave të vazhdueshme të borës po ka në vështirësi në kryerjen e shërbimit të largimit të mbeturinave.

Përmes një komunikate për media, kjo kompani kërkon mirëkuptimin e qytetarëve edhe pse po bën përpjekje që në asnjë mënyrë mos të mbetet pa u kryer shërbimi i mbeturinave sipas orarit të rregullt.

Po ashtu, kompania u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat më të afërta të kontejnerëve për hedhjen e mbeturinave, pasi qarkullimi i automjeteve po ka vështirësi si rezultat i të reshurave të borës.

Kompania “Pastrimi” njofton se është e angazhuar që në çfarëdo forme t’u ofrojë shërbim qytetarëve për një ambient më të pastër.

Përderisa reshjet e dendura të borës po vazhdojnë ende, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës po kryejnë punën e tyre, për ta mundësuar qarkullimin.

Back to top button