Lekaj thotë se kompanitë për pastrimin e rrugëve janë në terren

Lekaj kërkon nga shoferët që të jenë më të kujdesshëm

Përderisa reshjet e dendura të borës po vazhdojnë ende, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës po kryejnë punën e tyre, për ta mundësuar qarkullimin. Lekaj përmes këtij postimi kërkon nga shoferët që të jenë më të kujdesshëm.

“Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada. Shoferë, keni kujdes, përshtatjuni kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!”, është postimi i Lekajt në Facebook./21Media

 

Back to top button