Borë dhe shi në Qarkun e Korçës, të gjitha akset rrugore të kalueshme

Në Qarkun Korçë gjatë natës ka patur rreshje shiu/dëbore me intesitet të ulët.
Rreshjet kanë qënë në formë dëbore në kuoten +1250 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, me trashësi 7cm – 10 cm.
Në akset rrugore është punuar me mjetet borëpastruese dhe kriposje për mosbllokimin e tyre.
Temperaturat në këtë zonë arrijnë deri në – 7 gradë.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Aktualisht moti është pa rreshje, pjesërisht i kthjellet.
Kontraktorët do të jenë në gadishmëri për mirëmbajtjen e rrugës nisur edhe nga parashikimet e motit me rreshje shiu/dëbore, gjatë mbrëmjes./oranews

Back to top button