Rasti tragjik në Ferizaj, Policia thotë se njëra nga vajzat kishte tentuar ta shpëtojë motrën e saj

Policia e Kosovës ka thënë se në rastin tragjik të ndodhur mbrëmë në Ferizaj, njëra nga vajzat ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj, por që gjatë përpjekjes kanë rënë të dyjat.
Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për portalin rtv21.tv ka thënë se rasti është cilësuar “vetëvrasje”.
“Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar me kërcy nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra e vet, kanë rënë te dyjat”, ka thënë Veseli.
Sipas policisë, viktima është e moshës 15 vjeçare, ndërsa motra e saj është 18 vjet.
Dyshohet se vajzat kanë rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj./21Media

Back to top button