Borell: Një vend po bllokon mbarë procesin! BE-ja doemos ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në “botën e saj”

Sot nuk është një ditë e mirë, sepse duhej ta kishim filluar procesin qasës me dy vende, por nuk mundemi, sepse një shtet po bllokon të gjithë procesin e zgjerimit, deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell para fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Ai shprehu pakënaqësi mbi mungesën e progresit në Bullgari lidhur me hapjen e negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke shtuar se kjo tregon se parimi i konsensusit nuk është një zgjidhje e mirë për të sjellë vendime në BE.
“Ky rast ka dëshmuar edhe një herë se konsensusi është problem gjatë vendimmarrjes. Nuk mund të vazhdojmë, sepse një vend po bllokon”, deklaroi Borell.
Ai theksoi se BE-ja doemos të bëjë gjithçka që është e mundur për të përfshirë Ballkanin Perëndimorë në “botën e saj”, duke theksuar se kjo mund të bëhet duke ftuar vendet e rajonit të marrin pjesë në takimet e ministrave të jashtëm të BE-së dhe tubime tjera.
“Patjetër të vazhdojmë në shuarjen e zjarrit evropian të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Borell.
Megjithatë, sipas tij, ka një lajm të mirë dhe ai është përparimi në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në fushën e energjisë.
“Ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe ne do të vazhdojmë të punojmë më tej. Është e mundur që deri në fund të muajit të kemi një takim në nivelin më të lartë”, shtoi mes tjerash përfaqësuesi evropian./TV21

Back to top button