28 raste të reja, rreth 200 raste aktive me Covid-19

Me rritjen e rasteve të reja në Kosovës janë rritur edhe rastet e aktive. Sipas Ministrisë së Arsimit në 24 orët e fundit nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Sipas këtyre rezultateve, aktualisht numri total i rasteve aktive 168. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe Ministria e Shëndetësisëu kanë bërë apel qytetarëve që të bartin maskat dhe të vaksinohen.
Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës. Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button