Presidentja e Parlamentit Evropian: Kosovës duhet t’i hiqen vizat

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se sot është një ditë historike, sipas saj liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë.
“Zgjerimi gjithmonë është parë si proces transformues për shtetet që e shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe mendoj se sot është dita kur ne duhet të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ne duhet me të vërtetë të fillojmë të bisedojmë edhe për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Mestola para fillimit të Samitit të Bashkimit Evropian.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Robert Metsola. Gjatë takimit ato kanë diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën./21Media

Back to top button