Borrell: BE-ja e gatshme të marrë masa ndaj Kosovës e Serbisë

Në një  konferencë për media, pas takimit me ministra të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE-së), Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk shihet progres në shtensionim të situatës.

Tutje Borrell ka treguar se në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel u ofroj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një udhërrëfyes se si të dilet nga kriza, porse fatkeqësisht nuk pati një rezultat të menjëhershëm.

“Shtetet anëtare kanë nënvizuar shqetësimin për tensionet në vazhdim në veri të Kosovës dhe kam cekur rëndësinë që palët të shtensionojnë situatën, e të bëhet në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të bërë më 3 qershor. Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që janë mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse duhet, për ta rritur levën e BE-së e për ta përkrahur dialogun për normalizim”, tha Borrell.

Borrell ka insistuar se duhet mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje./21Media

Back to top button