Varhelyi kërkon zgjedhje të menjëhershme në veri

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët ishin kidnapuar në detyrë në Bare të Leposaviqit.

Varhelyi gjithashtu ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme në veri duke shtuar se duhet respektuar marrëveshjet e nënshkruar në dialog.

“Shtensionimi duhet të vijojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa”, ka shkruar Varhelyi ndër tjera në Twitter./21Media

Back to top button