Borrell bisedon me Blinkenin, diskutojnë për takimin e nesërm në Ohër

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me takimin e nesërm në Ohër.

Borrell ka thënë se e ka informuar Blinkenin për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

“E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30. Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE.

Back to top button