Rusia reagon pas urdhër-arrestit të GJNP-së për Putinin

Kremlini e ka quajtur “të egër dhe të papranueshëm” vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e urdhër-arrestit për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova zyrtare ruse për të drejtat e fëmijëve.

“Rusia, si një numër shtetesh, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate dhe, rrjedhimisht, çdo vendim i këtij lloji është i pavlefshëm për Federatën Ruse nga pikëpamja e ligjit”, shkroi të premten në Twitter zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, hodhi poshtë gjithashtu urdhër-arrestin në një postim në Twitter.

Gjykata Ndëkombëtare Penale e vendosur në Hagë, Holandë, dhe e krijuar nga një traktat i quajtur Statuti i Romës, i paraqitur për herë të parë përpara Kombeve të Bashkuara, vepron në mënyrë të pavarur. Shumica e vendeve janë palë në traktat – por ka përjashtime shumë të mëdha dhe të dukshme, përfshirë Rusinë.

Kjo do të thotë që që gjyqet të ecin përpara, zyrtarët rusë të akuzuar ose duhet të dorëzohen nga Moska ose të arrestohen jashtë Rusisë./21Media

Back to top button