Borrell me porosi për Maqedoninë e Veriut: Ky vit është kyç, nuk do të ketë ofertë më të mirë

Përfaqësuesit e lartë të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelji në takimin e 16 të Këshillit për stabilizim dhe asociacion me porosi optimiste se presin që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së. Megjithatë që të dy edhe pse theksuan se duhet më shpejtë të zbatohen reformat, nuk harruan që të rikujtojnë për obligimin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Takimet e Këshillit për asociacion dhe stabilizim deri më tani janë mbajtur në Bruksel dhe kjo është hera e parë që takimi i 16 u mbajt në Maqedoni.

Porosi të qarta nga përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Varhelji, se e ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj është në BE dhe se tani është e rëndësishme që të mos ngadalësohet por të përshpejtohet me zbatimin e reformave, duke theksuar nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Këtë Borrell dhe Varhelji e deklaruan në konferencën e përbashkët të Këshillit për stabilizim dhe asociim që u mbajt në Qeveri.

Borrell porositi se dera për anëtarësim në BE është e hapur por të gjitha partitë politike duhet të punojnë në vazhdimin e rrugës drejtë unionit.

“Të shkohet përpara d.m.th. edhe përmirësim i raporteve me fqinjët tuaj. Këtu përfshihet edhe krijimi i kushteve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Ky vit është kyç. Pas marrëveshjes së korrikut, kjo është marrëveshja më e mirë që ju ofrohet dhe nuk është reale që të pritni se kjo do të hapet që përsëri të jeni pjesë e negociatave”, tha Borrell.

Komesari për zgjerim, Oliver Varhelji është optimist se Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

“Jam absolutisht optimist. Thatë viti 2030, këtë gjë unë nuk mund ta them, mund të jetë më herët, mund të jetë më vonë. Gjithçka varet nga zbatimi i reformave nga ana e RMV-së. Ne nga ana jonë vlerësoj se dhamë porosi shumë të qarta dhe sinjale të fuqishme, nëse i shikoni diskutimet e shefave tonë të qeverive dhe shteteve në 2-3 vitet e fundit do të shihni se zgjerimi është prioriteti kryesor për liderët tanë dhe për BE-në”, tha Varhelji.

Por si të tejkalohet situata kur opozita nuk pranon që të votojë për ndryshimet kushtetuese gjë që është obligim i rëndësishëm për vazhdimin e negociatave me BE.

Kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia ka miratuar kornizë negociuese me BE dhe se obligimi i të gjitha partive politike është që të kontribuojnë që shteti t’i plotësojë detyrat.

“Nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e konferencës së dytë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së pas mbarimit të fazës për skrining. Për herë të parë në historinë e këtij shteti, se askush nga jashtë nuk do ta bëjë këtë, për herë të parë mund të ndodhë që të bllokojmë veten për shkak të sjelljes së papërgjegjshme, jo strategjike dhe pa vendosmëri të partive opozitare në shtet”, tha Kovaçevski

Takimet e Këshillit për stabilizim dhe asociim deri më tani u mbajtën në Bruksel dhe kjo është hera e parë që ky takim i 16-të të mbahet në Maqedoninë e Veriut./21Media

Back to top button