Borrell diskuton me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka diskutuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Këtë e ka bërë të ditur Vuçiq përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Një bisedë e hapur me shefin e diplomacisë së BE-së për situatën në Kosovë dhe përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e procesit dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka shkruar Vuçiq pas bisedës me Borrell.
Një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell zhvilloi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas një komunikate në Qeverisë, ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale./21Media

Back to top button