Borrell: Duhet ta ndërtojmë një shtet palestinez, s’do të lejohet pushtimi i Gazës

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në konferencën për media pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së ka thënë se zgjidhja e konfliktit në Lindje të Mesme është ndërtimi i një shteti palestinez.
Ai ka thënë se e sheh këtë zgjidhje të dy shteteve, Izrael e Palestinë, si të vetmen.
Ai ka thënë se BE-ja duhet të përfshihet më tepër në këtë çështje dhe se do të udhëtojë në rajon ditëve në vijim.
Borrell ka thënë se u ka propozuar ministrave një kornizë për një zgjidhje paqësore.
Ai ka thënë se nuk do të lejohet zhvendosja me forcë e palestinezëve nga Gaza, nuk do të lejohet reduktimi i territorit të Gazas apo riokupimi i Gazës dhe nuk s’duhet të lejohet kthimi i Hamasit në Gaza.
Ai ka thënë se propozon të ketë një Autoritet palestinez të fuqishëm që do të qeveriste. Ka thënë se duhet të ketë përkrahje të madhe ky autoritet. Ai ka thënë se nuk mund të ketë zgjidhje pa përkushtim më të madh të shteteve arabe.