​Borrell: Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që nuk ka nevojë për diskutime të tjera për planin evropian

(Lajm i përditësuar)
Pas takimit trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se liderët e dy vendeve janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket planit evropian.
Në një konferencë për media, Borrell paralajmëroi publikimin e këtij propozimi.
“Jam i lumtur të lajmëroj që presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian i cili e ka titullin propozimi për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dh e ata janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera, ky është propozimi që do të publikohet në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë dhe jo për Bashkimin Evropian, kjo është për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Kjo bëhet në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Serbi duke përdorur pasaportat e tyre si dhe targat, kjo do të thotë se njerëzit sot të mund të punojnë pa u pyetur nëse diplomat e tyre ku i kanë marrë ato që të mund të verifikohen ose nostrifikohen. Dhe mund të sjell mundësi të reja ekonomike dhe ndihmë të madhe ekonomike për operacione biznesore dhe investime të në Kosovë”, ka thënë Borrell.
Ai ka thënë se një takim tjetër i nivelit të lartë pritet të mbahet nga mesi i muajit mars.
“Për serbët në Kosovë kjo do të thotë më tepër siguri dhe përshtatshmëri, kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë përfshirë edhe kishën ortodokse serbe dhe trashëgimisë kulturore serbe, siguri dhe stabilitet. Dhe shpresoj që marrëveshja mund të jetë bazë që nevojitet për të ndërtuar besimin dhe për të tejkaluar këto ngecje, për të krijuar besimin nevojitet. Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj, kemi një storie të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende dhe palët e kanë shprehur gatishmërinë e tyre që do të vazhdojnë zbatimin e saj. Por negociatat të mëtejmë nevojiten për të përcaktuar modalitetet e zbatimit, po përsëris, ata shprehën gatishmërinë e tyre për të zbatuar marrëveshjen por nevojiten ende negociata të tjera për të përcaktuar modalitetet e ndryshëm të impelemtimit ose zbatimit. Unë do të thërras edhe një takim tjetër ndërmjet dy liderëve gjatë marsit, më qëllim të finalizoj diskutimet për zbatimin e aneksit, që do të udhëzojë në fazat e zbatimit. Kjo është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të finalizohet”, ka thënë Borrell.
Ai gjithashtu ka thënë se ndërmjtesuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak do të qëndrojë në Kosovë dhe në Serbi në muajin mars.
“Bashkimi Evropian i ka rikujtuar partnerët për obligimet e tyre për të zbatuar të gjitha palët për marrëveshjen bilaterale që do të jenë të vlefshme ndërkohë në mes të marsit përfaqësuesi special i BE-së do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për të vazhduar diskutimet dhe për të marrë përgjigjet e tyre për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë. Presim që palët të përfshihen në një dialog konstruktiv, gjithashtu duhet të them që dy palët janë pajtuar që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara që mund të shpien në rritje ne tensioneve dhe t’i pengojnë këto negociata. Shpresoj të ndodh kështu dhe asnjë veprim i pakoordinuar të mos e pengojë vazhdim e bisedave në Bruksel”, ka shtuar ai.
Përfundon takimi trepalësh BE, Kurti, Vuçiq
Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Nis takimi trepalësh BE, Kurti, Vuçiq në Bruksel
Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiqit, më herët gjatë së hënës.

Pas Kurtit, Vuçiq takon zyrtarët evropianë
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paraprakisht, ata u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.
Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat.
Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.
Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.
Kurti në takim me Borrellin, Vuçiq me Escobarin
Tashmë ka filluar taki8mi të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq mbërriti në selinë e BE-së me ftesë të Komisionerit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell.
Pas takimeve individuale, pason takim i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë
Ka filluar takimi i Kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurtit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,
Takimi, i cili nisi pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp./21Media

Back to top button