​Borrell: Ne po shkojmë drejt një situate tepër kritike në Lindjen e Mesme

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka folur para takimit të Këshillit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE-së sot në Bruksel, ku përveç Ukrainës, do të diskutohet edhe mbi Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Borrell ka përmendur luftën në Gaza dhe zhvendosjen e popullatës në drejtim të kufirit egjiptian, pavarësisht se pala izraelite po thotë se ekzistojnë zonat e sigurisë.

Borrell: Izraeli thotë se ekzistojnë zona të sigurisë, por kjo është një situatë e llahtarshme

Video

“Kjo është pjesë e problemit, por Izraeli po vazhdon aktivitetet e tij militare duke shtyrë njerëzit nga shtëpitë e tyre drejt kufirit egjiptian. Janë një milionë njerëz në këto shtëpi që janë zhvendosur në mënyrë progresive drejt kufirit egjiptian dhe ata thonë se ekzistojnë zona të sigurisë, por në fakt ajo që shohim ne është se bombardimet po prekin popullatën civile në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo është një situatë shumë e llahtarshme për të cilën ministrat duhet të diskutojnë”, ka thënë Borrell.

Kryediplomati evropian ka përmendur edhe zhvillimet në Detin e Kuq pas sulmeve të rebelëve Houthi, të cilët po sulmojnë anijet tregtare, duke thënë se gjendja aktuale është kritike dhe se çdo zhvillim ka efektin domino në rajon.

“Ne po shkojmë drejt një situate tepër kritike në Lindjen e Mesme dhe në gjithë rajonin dhe derisa luftimet në Gaza vazhdojnë është shumë e vështirë që të besohet se situata në Detin e Kuq do të përmirësohet, sepse një gjë është e ndërlidhur me tjetrën – është një efekt domino në rajon”, tha ai.

Back to top button