Borrell: Nuk ka marrëveshje, por nuk dorëzohemi do të ketë takime tjera

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha se takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel, nuk ishte takim i rregullt.
Ai tha se “nuk është momenti për rritje të tensioneve, por koha për të zgjidhur problemet afatgjate”.
“Ky ishte takim në një mënyrë për të menaxhuar krizat, jo takim i rregullt dhe qëllimi ishte të qetësohej situata në terren. Jemi fokusuar në rrugën drejt një normalizimi të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, shtoi ai.
Borrell theksoi se ka dallime të mirënjohura mes Kurtit dhe Vuçiq, në këndvështrimin për statusin përfundimtar, por janë pajtuar të vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta për të shkuar më shpejt drejt normalizimit.
“Diskutimet do të rrifillojnë në ditët në vijim, kemi kohë deri në 1 shtator”, tha Borrell./21Media

Back to top button