Borrell tregon se çfarë u bëri të qartë Kurtit e Vuçiqit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha se takimi i sotëm në kuadër të dialogut në Bruksel, nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por diskutimet për të gjetur zgjidhje do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Borrell tha se atyre ua ka bërë të qartë se për anëtarësim në Bashkimin Evropian, se së pari duhet të gjejnë zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan rtv21.tv
“U bëra të qartë se anëtarësimi në BE duhet të jetë qëllimi dhe duhet të gjejnë mënyrë të avancojnë në këtë rrugë, dhe se hapi i parë është të gjejnë zgjidhje”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë ky proces politik për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, më së shumti për qytetarët dhe për Evropën gjithashtu./21Media

Back to top button