Borrell paralajmëron se kriza do përhapet në vendet fqinje,

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, si dhe Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon,” tha Borell në një konferencë shtypi pas një takimi online të ministrave të Jashtëm të BE-së mbi krizën në Ukrainë, raporton Reuters.
Ai tha se BE ka frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, pasi që ndikimi rus mund të fillojë të veprojë edhe në vendet fqinje.

Back to top button