Kërkesa e Mehajt për bazë të përhershme ushtarake, merr jehonë në mediat botërore
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.
Kërkesa e ministrit Mehaj bëri jehonë në mediat ndërkombëtare.
Fillimisht për kërkesen e Mehajt ka shkruar Reuters. Reuters ndër tjera ska shkruar se për shkak të drejtës së vetos nga Rusia, Kosova ende nuk ka arritur anëtarësimin në OKB.
Raportim për këtë kërkesë të Kosovës ka bërë edhe media tjetër e njohur Al Jazeera.
The Spectator Index, media e njohur australiane në Twitter e ka konsideruar si lajm të orëve të fundit kërkesën e Kosovës për bazë të përhershme ushtarake amerikane.
The Spectator Index, media e njohur australiane në Twitter e ka konsideruar si lajm të orëve të fundit kërkesën e Kosovës për bazë të përhershme ushtarake amerikane.
BREAKING: Kosovo asks the US to establish a military base on its territory, to seek faster membership of NATO
— The Spectator Index (@spectatorindex) February 27, 2022
Ministri Mehaj, ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë./21Media