Borrell pas bisedës me Kurtin: Siguria e Ballkanit Perëndimor e rëndësishme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, e cilësoi si diskutim të mirë atë që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun.
Borrelli shkroi në Twitter se sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm në kontekstin aktual gjepolitik.
“Pata një diskutim të mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.
Kurti dhe Borrell kanë zhvilluar një bisedë telefonike të premten, pas takimit që Kurti ka pasur një ambasadorët e QUINT-it.
Qeveria e Kosovës dje përmes një komunikate njoftoi se për bisedën mes Kurtit dhe Borrell.
“Ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button