Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin: Paqja në rajon arrihet vetëm me normalizimin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borell është shprehur se stabiliteti dhe paqja në rajon arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në në platformën “X”.

Takimet u mbajtën në Mynih të Gjermanisë./21Media

Back to top button