Borrell pret “qasje konstruktive” për propozimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Borrell po pret qasje konstruktive nga pala kosovare dhe ajo serbe, në takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, ka shkruar Borrell në Twitter./21Media

Back to top button