Filloi sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës sot filloi aksioni tradicional i dhurimit të gjakut.
Aksionit të dhurimit të gjakut iu bashkangjit edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka thënë se sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të zhvillohet në të gjitha kazermat e FSK-së deri më 22 mars.
“Të mbrosh qytetarët do të thotë edhe të ndihmosh ata në raste të gjendjeve shëndetësore që kërkojnë transfuzion të gjakut. Dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh jetë, dhe ky është një motiv shumë i lartë për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut brenda FSK-së dhe Ministrisë së Mbrotjes që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë përmes aksioneve tashmë tradicionale të dhurimit të gjakut të cilat organizohen dy herë në vit. Në Ministrinë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin të Gjakut (QKKTGJ) prej sot ka filluar sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut, aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button