Për 6 muaj Kosova ka kaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me vaksinim
Për 6 muaj Kosova i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore sa i përket vaksinimit të popullsisë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas MSH-së kjo është bërë falë angazhimit të punëtorëve shëndetësorë e qytetarëve.
Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.Kurse, deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?