Borrell: Putin krijoi përbindëshin që tani po e kafshon

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se rebelimi i ndërprerë i grupit Wagner gjatë fundjavës tregon të çara në fuqinë ushtarake të Rusisë.

“Sistemi politik po tregon brishtësi dhe fuqia ushtarake po plasaritet”, u tha ai gazetarëve në Luksemburg përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

“Përbindëshi që Putini krijoi me Wagnerin, përbindëshi po e kafshon tani – përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij”, thotë Borrell për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, duke shtuar se “nuk është gjë e mirë” të shohësh një fuqi bërthamore si Rusia të “kalojë në një fazë të paqëndrueshmërisë politike”./21Media

Back to top button