Borrell sot në Tiranë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell sot viziton Tiranën. Ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Mediat në Shqipëri raportojnë se takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë në orën 11:00 .
Borell po ashtu do të takohetme përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?