Borrell thotë mbështetja ndaj Ukrainës do të vazhdojë

Pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të dërgojë “valë tronditëse” në mbarë botën, thotë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
Por pavarësisht nga pasojat sociale dhe ekonomike të luftës, ai pretendoi se Rusia po bëhej gjithnjë e më e izoluar – si moralisht ashtu edhe politikisht.
“Rusia po e humb këtë luftë. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha Borrell.
Ministrat pritet të nënshkruajnë një mision trajnimi ushtarak – që do të jetë i vendosur në vende jashtë Ukrainës, si Polonia.
I pyetur në lidhje me raportet se ka probleme në përmbushjen e këtyre kostove të rimbursimit, Borrell tha: “Janë mjaft para, mos u shqetësoni për paratë”./21Media

Back to top button