Botërori drejt fundit, kompletohet faza e gjysmëfinales

Përballja e sotme mes Anglisë dhe Francës ishte e fundit në kuadër të fazës çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Franca e eliminoi Anglinë duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, dhe duke e siguruar biletën e fundit drejt gjysmëfinales së këtij Botërori.
Me këtë fitore, francezët tani i bashkohen Kroacisë, Argjentinës dhe Marokut në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.
Kroacia do të përballet me Argjentinën, kurse Franca zhvillon ndeshje kundër Kombëtares së Marokut, e cila e eliminoi sot Portugalinë me rezultat minimal 1:0.
Gjysmëfinalja e Kampionatit Botëror “Katar 2022”:
Kroaci – Argjentinë
Maroku – Franca.

Back to top button