Aksident trafiku në Mitrovicë, vdiq një 80 vjeçare

Ka vdekur një 80 vjeçare pasi që ishte goditur nga një veturë sonte rreth orës 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabar.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button